Bota

Prezantohet plani për kthimin e jetës normale në Maqedoni, këtë javë hapen qendrat tregtare, autoshkollat dhe qendrat e pr

12 Maj 2020, 16:48 Nga DOSJA
Prezantohet plani për kthimin e jetës normale në Maqedoni,

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka prezantuar ditën e sotme planin për lehëtësimin e masave ndaj Covid-19.

Disa nga objektet që do të hapen këtë javnë qendrat tregtare autoshkollat, dhe qendrat për provime. Ndërkohë mësohet se javën tjetër pritet të hapen edhe kafenet, restorantet, hotelet dhe kazinot. Megjithatë të gjitha këto do të diskutohen në seancën paralamentare.

Ministri Venko Filiçe tha se sa i përket lehtësimit të masave për këtë javë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i ka sjell propozimet e saj në bazë të analizave të numrave të ditëve të fundit, sa i përket personave të indetifikuara me koronavirus.

 ‘Këtë javë do të hapen dhe do të vendosen në funskion Qendrat për edukim, trajnim, seminar për të moshuarit, organizim të konferencave, autoshkollat, qendrat për provime, trajnime sportive në ambient të hapur për sporte individuale, tenis dhe bastore tjera nëpërmjet sporteleve pa veprimtari shërbyese dhe qendra tregtare të mbyllura gjithashtu pa shërbime hotelierike si dhe qendra për rehabilitim’, u shpreh ai.

Po ashtu ai shtoi se që nga dita e nesërme do të filloj testimi i të punësuarve në çerdhet.

Ditën e sotme në Maqedoni janë regjistruar 10 raste të reja dhe një person ka humbur jetën nga koronavirusi.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne maqedonin e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonin e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll