Bota

Kur do ta shohim Mbretëreshën Elizabeth? Biografi mbretëror na shuan shpresat: Ndoshta kurrë! Ekspozimi i saj përbën rrezi

12 Maj 2020, 15:47 Nga DOSJA
Kur do ta shohim Mbretëreshën Elizabeth? Biografi mbretëror na

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeth ndodhet ende e izoluar në Windsor, ku është karantinuar që prej shpërthimit të pandemisë. Duke qenë se Mbretëresha është në një moshë të thyer do të ishte e rrezikshme që ajo të ekspozohej në publik.

Ndërkohë, biografi mbretëror, Andrew Morton pretendon se Mbretëresha nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike për arsye se ajo të ndihej e rrezikuar për shkak të punës të saj dhe që duhet të ketë gjithë kohës kontakte me njerëz. Po ashtu ai ka shtuar se nëse mbretëresha infektohet do të ishte fatale për vendin pasi mund të infektohej edhe Princi Philip.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj të tërë, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, -ka thënë Morton.

Ndërsa ka shtuar se ndoshta mbretëresha do të zgjedhë të bëjë takime virtuale, siç kanë bërë mbretërorët këto kohë. Megjithatëpër postin e mbretëreshës ka pasur shumë polemika pasi besohet se Elizabeth  do t’ia kalojë detyrat Princit Charles.

Burimi:express.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani mbreteresha elizabeth koronavirusi ne britani mbreteresha elizabeth

Sondazh

Poll