Bota

Tragjike në Afganistan/ Humbin jetën 11 persona, mes tyre dy foshnje të posalindura, gjatë një sulmi terrorist në matarnit

12 Maj 2020, 15:28 Nga DOSJA
Tragjike në Afganistan/ Humbin jetën 11 persona, mes tyre dy foshnje

AFGANISTAN-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kabul, Afganistan,ku gjatë një sulmi terrorist në martenitet kanë humbur jetën 11 persona duke përfshirë dy foshnje të porsalindura, nëna dhe infermier. Ndërkohë mësohet se ndërsa 15 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e brendshme e Afganistanit, e cila ka thënë se rreth prës 10:00 të mëngjesit,  tre persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e shtëpisë së lindjes duke hapur zjarr e duke lëshuar granata.

Në vend ngjarje ka mbërritur policia e cila i ka dhënë fund sulmit duke vrarë tre terroristët. Muajt e fundit celula të ISIS-it janë riaktivizuar në kryeqytetin afgan duke ndërmarrë një sërë sulmesh, si ndaj Talibanit, edhe ndaj forcave qeveritare.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm terrorist ne afganistan sulm terrorist ne afganistan

Sondazh

Poll