Bota

‘U pajtuam se duhet të jetojmë me virusin korona’, Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes

12 Maj 2020, 17:34 Nga DOSJA
‘U pajtuam se duhet të jetojmë me virusin korona’, Zaev:

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i mazhorancës qeveritare të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit me liderët dhe presidentin Stevo Pendarovski, tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndër të tjera ai ka thënë se duhet të pajtohemi me situatën e koronavirusit pasi askush nuk mund të thotë se kur do të përfundojë dhe gjithashtu nuk mund të jemi të sigurtë që në të ardhmen nuk do të ketë të infektuar me sëmudjen vdekjeprurëse.

“Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallen 30 ditë të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 ditë mbeten që OSBE ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre. U pajtuam se duhet te jetojmë me virusin korona sepse askush nuk mund te thotë se kur do të përfundoje kriza dhe se ne te ardhmen s’do te ketë te infektuar. Momenti i pare me i mundshëm duhet te pranohet dhe te shkohet ne zgjedhje. Kërkuam që te vendoset te paktën një date potenciale për zgjedhje sepse duhet te shohim KSHZ-ja a do te jete e gatshme dhe OSBE ODIHR të verifikojë a mund të vije. Kryeministri sot do te kërkojë përgjigje zyrtare nga ODIHR dhe do te siguroje përgjigje te tjera për mënyrën e realizimit te fushatës kurse Presidenti do te kontaktoje KSHZ-në për te marrë vlerësim konsensual nga anëtaret për zgjedhjet”, tha Zaevi.

Burimi:makfax.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll