Bota

I hodhi benzinë dhe tentoi t’i vë flakën nigerianit, shqiptari i dehur arrestohet nga policia në Itali

12 Maj 2020, 15:56 Nga DOSJA
I hodhi benzinë dhe tentoi t’i vë flakën nigerianit,

ITALI– Një 45-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.  Sipas mediave italiane, shkak për plagosjen u bë një mosmarrëveshje që lindi brenda ambjenteve të Caritasit në qytetin e Forlit, mes shqiptarit dhe një 29-vjeçari nigerian.

Në momentin kur ndërhyri policia, shqiptari i cili ishte i dehur, e kishte fytyrën të mbuluar nga gjaku.  Nigeriani ndërkohë, tregon se shqiptari për motive banale në një moment shpërqëndrimi, i kishte hedhur në kokë një shishe me benzinë, ndërsa kishte nxjerrë një çakmak nga xhepi dhe e kishte afruar pranë tij, duke e kërcënuar për vdekje.

Shqiptari e ndoqi më pas nigerianin nëpër lulishten në oborrin e Caritasit, derisa u ndalua nga njerëzit që ndodheshin aty dhe karabinierët. Gjykata arriti që të vërtetonte krimin e kryer nga shqiptari, i cili pas arrestimit u dërgua në burgun e Forlit.

(G.Sh. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali sherr shqiptari itali sherr shqiptari

Sondazh

Poll