Bota

E konfirmon vetë/ Zëdhënësi i Vladimir Putin infektohet me Covid-19

12 Maj 2020, 15:10 Nga DOSJA
E konfirmon vetë/ Zëdhënësi i Vladimir Putin infektohet me

RUSI-Zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin është infektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për Dimitry Peskov, i cili e ka bërë vetë të ditur se është infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse.

“Po, u sëmura. Po mar trajtim”,  i tha Peskov mediave të huaja ndërkohë që ishte i shtruar në spital. Peskov, 52 vjeç, ka qenë zëdhënësi i Putinit që nga viti 2008, por filloi ta punojë atë në fillim të viteve 2000.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se Peskov është parë për herë të fundit në publik në 30 Prill në një takim me Putin, por megjithatë nuk është e qartë nëse kanë qenë në një dhomë me të. Që në fillim të shpërthimit, presidenti rus minimizoi takimet dhe kaloi në mbajtjen e video thirrjeve të përditshme me anëtarët dhe ndihmësit e kabinetit.

Ditën e djeshme Putin tha që Rusia ishte e suksesshme në ngadalësimin e infeksioneve dhe njoftoi lehtësimin e disa prej kufizimeve në mbarë vendin.

Në Rusi, nuk është i vetmni zyrtarë i infektuar me koronavirus pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin zbuloi në 30 Prill ishte prekur nga sëmudja vdekjeprurëse.

Kujtojmë se në Rusi numri i infeksioneve u rrit në mbi 230 000, duke u bërë vendi i dytë në botë pas të Shteteve të Bashkuara me numrin më të madh të rasteve.

Burimi:aljazeera

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dimitry peskov koronavirusi ne rusi vladimir putin dimitry peskov koronavirusi ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll