Bota

“Po, jam i sëmurë!”/ Njeriu i afërt i Putin preket nga COVID-19, ende asnjë lajm për presidentin

12 Maj 2020, 15:23 Nga DOSJA
“Po, jam i sëmurë!”/ Njeriu i afërt i Putin preket

RUSI– Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Ka qenë vetë Dmitry Peskov, i cili ka konfirmuar lajmin për infektimin e tij nga pandemia globale. 

“Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit në një deklaratë për shtyp ditën e sotme.

Peskov nuk është i parë zyrtar i lartë i cili është prekur nga COVID-19. Më herët janë infektuar kryeministri Mikhail Mishustin, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministri i Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

Mirëpo edhe sepse shumë njerëz pranë tij janë infektuar nga pandemia globale, Putin nuk ka pranuar asnjëherë se është testuar.

Lajmi për prekjen nga virusi të zëdhënësit të Putin, vjen një ditë pasi presidenti rus lehtësoi masat shtrënguese. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në Rusi është 232.243 persona, në mesin e të cilëve 2116 viktima.

Marrë nga CNN

(G.Sh. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid19 putin rusi covid19 putin rusi

Sondazh

Poll