Politike

Legalizimi i hashashit, Genc Pollo: Jam kundër, rikthehet kanabizimi i vendit. Do ketë trafikim e jo përdorim për mjekësi

11 Maj 2020, 19:57 Nga DOSJA
Legalizimi i hashashit, Genc Pollo: Jam kundër, rikthehet kanabizimi i

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar sot për idenë e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e hashashit për përdorim mjekësor.

Në lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, teksa po diskutohej për këtë temë, Pollo tha se ishte kundër dhe shtoi do rikthehet kanabizimi i vendit.  

Unë jam kundër sepse ne jemi një vend që kemi një eksperiencë me kanabizimin e vendit. Në vitin 2016 vendi u kanabizua. Shqipëria ka sot të njëjtin kryeministër dhe ka ministër të Brendshëm personin që në 2016 ishte këshilltar i kryeministrit dhe nuk ka thënë ndonjë gjë për kanabizimin e vendit. Nuk do të shiten vaj kanabisi që shitet për mjekësi, por do të shitet gjethe kanabisi, që njihet si trafikim droge”– tha Pollo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo legalizimi i hashashit genc pollo legalizimi i hashashit

Sondazh

Poll