Bota

Vdes në burg nga koronavirusi lideri i bandës meksikane ‘Los Zetas’, Moisés Escamilla May

11 Maj 2020, 12:55 Nga DOSJA
Vdes në burg nga koronavirusi lideri i bandës meksikane ‘Los

MEKSIKË– Ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se Moises Escamilla May, një lider famëkeq i bandave meksikane i cili ishte në burg, ka vdekur në burg pasi infektua nga koronavirusi.

45-vjeçari Moises Escamilla May ishte lideri i një pjese të kartelit kriminal famëkeq Los Zetas.

Ai ishte i dënuar dhe po vuante dënimin prej 37-vjetesh për krimin e organizuar, përfshirë rolin e tij në prerjen e kokës së 12 personave në Jukatan.

Kujtojmë që prej fillimit të shpërthimit e deri më tani kanë vdekur 3,450 persona si shkak i Covid-19 në Meksikë.

Po kush ishte Moisés Escamilla?

Moises Escamilla May, është i njohur si Gordo May (Fat May), drejtonte një grup që e quante veten  “Shkolla e Vjetër Zetas “, pjesë e kartelit kriminal të Los Zetas. Ai ishte furnizuesi kryesor i kokainës në Kankon, duke e kontrabanduar atë përmes rrugëve detare nga Amerika Qendrore për në resortin popullor në plazh.

Ai gjithashtu drejtoi një rrjet informatorësh që përfshinin edhe forca policore vendore.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne meksike moisés escamilla may koronavirusi ne meksike moisés escamilla may

Sondazh

Poll