Politike

Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Do ketë një konsensus, mund të jetë në fund të Majit, për mua ka rëndësi produkti

11 Maj 2020, 09:59 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Do ketë një konsensus, mund të

Tiranë- Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se do të ketë një produkt në fund të majit nëse Këshilli për Reformën Zgjedhore  do të mblidhjet dy herë në javë, pra 5 herë deri në fund të muajit. Ajo u shpreh se do të ketë një konsensus për Reformën Zgjedhore.

“Për mua, kjo deregje që jemi sot, vjen nga burimi i problemit, që është ndryshimi i sistemit. Duhet t’i rikthejmë sovranitetin parlamentit. Unë kam fort besim që do të gjejmë një zgjidhje, nje konsensus. Nëse vërtet do të bëjmë një produkt deri në fund të majit duhet të  takohemi 2 herë në javë. Pra do të kemi 5 takime, nëse bëjmë këtë do të kemi një konsensus në fund. Nuk jam preson që vë data, por për mua ka rëndësi produkti”, u shpreh ajo.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot.  Të pranishën në mbledhjen online ishin Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari nga opozita e re , Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja. Pas mbledhjes, Opozita ka kërkuar që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që të mbarojë i gjithë procesi më 31 maj. Ndërsa Gjiknuri u shpreh se për gjërat që nuk do të bien dakord, do t’i dejtohen ODIHR-it për opinion.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore rudina hajdari reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll