Politike

“Zgjedhorja”/ Opozita 3 kërkesa: Ejani të takohemi përballë, reforma të mbyllet më 31 maj

11 Maj 2020, 07:35 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Opozita 3 kërkesa: Ejani të takohemi

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur online Këshillin Politik i Reformës Zgjedhore. Mbledhja nisi në orën 10:00 të paradites së sotme, për u mbyll në orën 11:15. Të pranishëm në mbledhje ishin Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari nga opozita e re , Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja. Pas mbledhjes, Opozita ka kërkuar që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që të mbarojë i gjithë procesi më 31 maj. 

Pas mbledhjes, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari deklaruan se në mund të majit mund të arrihet një konsensus për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Hajdari theksoi se deri në fund të majit duhet të zhvillohen 5 mbledhje online, ndërsa Gjiknuri u shpreh se për gjërat që nuk do të bien dakord, do t’i dejtohen ODIHR-it për opinion. Ndërsa Oerd Bylykbashi u shpreh se Këshilli duhet ta mbyllë brenda 31 majit reformën. Por, ai mohoi akuzën e Damian Gjiknurit, se opozita kërkon që e gjithë puna e Këshillit politik të nisë nga e para. Për Bylykbashin, ky është tregues se mazhoranca nuk kanë vullnet politik për të vijuar më tej me Reformën. Ndërkohë, Vasili u shpreh se nëse mazhoranca e voton e vetme reformën, do ketë pasoja të mëdha.

3 kërkesat e opozitës:

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

 

Më 6 maj Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvilloi një tjetër mbledhje online, në të cilën u bë informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës. Pas mbledhjes Gjiknuri tha se nuk do të ketë më Këshill Politik dhe shtoi se votat janë për miratimin e kësaj Reforme. Ndërsa Rudina Hajdari theksoi se fjala kyçe e kësaj reforme është konsensusi. Opozita u shpreh se është gati për t’u ulur në tryezë për të përfunduar reformën.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita mbledh keshillin politik reforma zgjedhore opozita mbledh keshillin politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll