Politike

Zëvendësuesi i Zaganjorit, Meta shkresë KLGJ-së për anëtarin e katër të Gjykatës së Lartë, kërkon informacion për k

11 Maj 2020, 09:16 Nga DOSJA
Zëvendësuesi i Zaganjorit, Meta shkresë KLGJ-së për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion për zgjedhjen e anëtarit të katërt të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se në letrën e dërguar, Meta shpreh kërkesën për t’u njohur me procedurën e zëvendësimit të Xhezair Zaganjorit, i cili është shkarkuar tashmë, ndërkohë që kandidat është Dariel Sina, anëtar i Institucionit të Komisionerit Publik.

Ndërsa vetë Sina ka dërguar një shkresë në KLGJ, përmes së cilës kërkon informacion nga ky institucion se përse nuk vijon procesi, pasi që në datën 11 shkurt ka përfunduar procedura e verifikimit dhe atij nuk i është vënë në dispozicion rezultati. 

Bazuar në ligjin përkatës, tashmë situate është në duart e Naureda Llagamit që të mbledhë këshillin dhe të vendos procedurën në vijim. Më 10 mars, KLGJ-ja njoftoi Metën se po kryente procedurat dhe se ato do të përfundonin për pak javë.

Gjykata e Lartë tashmë ka katër anëtarë, pasi përveç Ardian Dvoranit, KLGJ pak javë më parë zgjodhi dhe tre anëtarë të tjerë, Sokol Sadushin, Ilir Pandën dhe Ervin Pupën. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dariel sina ilir meta nis ringritja e gjykatës së lartë xhezair zaganjori dariel sina ilir meta nis ringritja e gjykatës së lartë xhezair zaganjori

Sondazh

Poll