Politike

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm, Rama e njofton: Vazhdojmë hapjen me autoshkollat, ja kushtet dhe rregullat

11 Maj 2020, 10:17 Nga DOSJA
Qeveria merr vendimin e rëndësishëm, Rama e njofton:

TIRANË- Për të gjithë ata që duan t’i rikthehen normalitetit me një patentë në xhep, tashmë ka një lajm të mirë. Autoshkollat do të hapen në dy faza, 11 dhe 18 maj. Lajmi konfirmohet nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe manualin sesi këto autoshkolla do të funksionojnë. Kështu, nga 11 maji, hapen regjistrimet për kursantët e rinj, me distancë 1.5 metra të higjienës në kursin teorik, ndërsa nga 18 maji hapet edhe kursi i praktikës, me kushtin e maskave, dorezave dhe jo më shumë se një kursant në mjet.

Nga sot, Shqipëria ka hapur edhe një grup tjetër biznesesh. Parukeritë, berberët,klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare sot kanë hapur qepenin në të gjithë Shqipërinë, në fashën orare të lejuar nga qeveria.

 

Me një protokoll specifik, këto biznese duhet të operojnë me rregulla të reja, e ndërkohë që edhe shifrat që vijnë nga spitalet janë pozitive. 4 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme, ndërsa totali i të infektuarve ka shkuar në 872.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rihapen autoshkollat rihapja e bizneseve rihapen autoshkollat rihapja e bizneseve

Sondazh

Poll