Aktualitet

Alarmi i Kryeprokurorit Olsian Çela: Rritet kultivimi i kanabisit në 4 qarqe, Policia nuk raportoi shkaqet

11 Maj 2020, 11:18 Nga DOSJA
Alarmi i Kryeprokurorit Olsian Çela: Rritet kultivimi i kanabisit në

Tiranë– Kryeprokurori, Olsian Çela ka deklaruar në Komisionin e Çështjeve ligjore se kultivimi i kanabisit është rritur në katër qarqe të vendit. Më tej, Çela është shprehur se shifra në rritje janë vënë re në Krujë, Vlorë, Gjirokastër dhe në Shkodër. 

Çela gjithashtu është shprehur se edhe pse ka pasur rritje të kultivimitë të lëndës narkotike, nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende një raport që mund të tregojë shkaqet se përse ka ndodhur një gjë e tillë. 

“Ky është një fenomen në disa qarqe. Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe. Cila ka qenë përgjigja e Prokurorisë në raport me referimet që kanë bërë dhe si ka qenë efikasiteti i bashkëpunimit mes Prokurorisë përgjatë vitit 2019? E them këtë sepse janë pikërisht këto elementë që nga analiza që zhvillova në rrethet gjyqësore ua kërkova prokurorëve që ti evidentonin dhe të cilat nuk ishin evidentuar. Nuk ka sot një dokument zyrtar të përpiluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për të analizuar shkaqet se pse ka ndodhur,”-tha ai.

Në fjalën e tij, Çela ka shtuar se është ulur kriminaliteti në Shkodër. Ai ka theksuar se janë ulur me 3% veprat penale krahasur me vitin 2018.

“Ulen me 3% veprat penale krahasur me 2018. Është ulur niveli i kriminalitetit në Shkodër. Është ritur numri i procedimeve penale. Ulje me 11.8% e çështeve që janë dërguar në gjykatë. “, u shpreh Çela gjatë një komunikimi në Komisionin e Çështjeve ligjore. 

Në muajin mars Prokuroria e Përgjithme orëzoi në Kuvend raportin e vitin 2019, ku tregoi punën për gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit janë përgjuar 5574 persona me urdhër të Prokurorisë, e cila këta persona i ka pasur nën hetim. Por dhe gjatë vitit të kaluar ka vijuar hetimi për dekriminalizimin dhe se ka pasur 204 kërkesa për verifikimin e të shkuarës së personave zyrtarë të lartë, politikan dhe të zgjedhur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriminaliteti ne vend olsian cela kriminaliteti ne vend olsian cela

Sondazh

Poll