Aktualitet

U nda nga jeta sot/ Përplasjet e Gudar Beqirajt me Artan Fugën, akuzat dhe dorëheqja si kreu i Akademisë së Shkencave

11 Maj 2020, 09:41 Nga DOSJA
U nda nga jeta sot/ Përplasjet e Gudar Beqirajt me Artan Fugën, akuzat

Tiranë- Gudar Beqiraj, ish-kreu i Akademisë së Shkencave është ndarë nga jeta ditën e sotme. Në vitin 2017 teksa ka qenë në krye të këtij institucioni, mes tij dhe akademikut Artan Fuga ka pasur përplasje. Replikat mes tyre kanë ndodhur, pasi  Fuga deklaroi se vitet e fundit ky institucion nuk kishte punuar për të nxjerrë produkte cilësore.  Kjo u mohua menjëherë nga Beqiraj, i cili u shpreh se deklarata e Fugës nuk është aspak e vërtetë. Por, Artan Fuga i dërgoi një letër publike kryeministrit Rama, me qëllimin që Akademisë së Shkencave t’i priteshin fondet.

“Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademi me këtë kryesi të ri-ri-cikluar dhe përgjegjëse e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparencë, pa bërë transparencën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformuar, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitetesh si dje, ndërpritini fondet! Përndryshe do të akuzoheni Ju si aleat i shpërdoruesve të fondeve publike!”, deklaroi Fuga.

Dorëheqja:

Më 8 tetor të 217 Gudar Beqiraj ka dorëheqjen si kreu i Akademisë së Shkencave. Ai i paraqiti dorëheqjen presidentit Ilir Meta. Ky akt erdhi pas përplasjeve të forta me kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi publikisht se nuk do ta financonte këtë institucion, për shkak se zgjedhjet që zhvilloi ishin farsë.

Në datën 4 shtator ky institucion kishte zgjedhjet për kreun e ri të akademisë. Më shumë se sa zgjedhje, procesi ishte më shumë një ndërrim vendesh, ku Myzafer Korkuti i la postin Gudar Beqirajt.  Këto zgjedhje nuk u njohën nga qeveria dhe kryeministri deklaroi se kjo ishte një farsë, për të cilën institucioni nuk do të financohej nga buxheti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga gidar beqiraj artan fuga gidar beqiraj

Sondazh

Poll