Aktualitet

4 raste me COVID-19 gjatë orëve të fundit, preket infermieri i Senatoriumit në Shkodër

11 Maj 2020, 09:23 Nga DOSJA
4 raste me COVID-19 gjatë orëve të fundit, preket infermieri i

Shkodër- Ditën e somte Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infektuar në Shkodër është një infermier në Sanatoriumin e spitalit të qytetit.

Javët e fundit Shkodra ka qenë një vatër e “nxehtë” infeksioni, pasi shumë perona u prekën nga virusi.  U dyshua se tregjet e këtij qyteti ishin burin infeksioni.  Për këtë arsye, më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria shkarkoi nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi edhe një reagim nga Millja, i cili shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”.

Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme janë vetëm 4 raste të reja me COVID. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 878 dhe numri i viktimave për fat të mirë ka ngelur i palëvizur, në 31. Gjithashtu, 4 persona janë shëruar, ndërkohë që 75% e të infektuarve janë shëruar. Eugena Tomini nga ISHP, sqaroi se në spitale janë 28 persona që po marrin shërbim nga mjekët.

J.V/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll