Aktualitet

Vdekja e ish-akademikut Beqiraj, Meta: Humba një mik të veçantë dhe porfesionist

11 Maj 2020, 10:35 Nga DOSJA
Vdekja e ish-akademikut Beqiraj, Meta: Humba një mik të

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të akademikut Gudar Beqiraj. Në një status të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se ky është një lajm që trishton të gjithë botën akademike.

Presidenti shton më tej se Beqiraj u bë një shembull dhe model në promovimin e miqësisë dhe solidaritetit olimpik, edhe në nivel ndërkombëtar. Meta thekson se ka humbur një mik të vjetër, me të cilin ka bashkëpunuar për më shumë se tre dekada.

Statusi i plotë

Me trishtim të thellë mësova lajmin e pabesueshëm të ndarjes nga jeta të Akademikut, Profesorit dhe mikut tim Gudar Beqiraj. Një lajm që trishton të gjithë botën akademike, kolegët e tij të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të shkencave të natyrës, të informatikës dhe të të gjithë universiteteve, me të cilët punoi dhe bashkëpunoi për një kohë të gjatë me shumë profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë.

Lajmi i sotëm trishton edhe botën e sportit, veçanërisht atë të peshëngritjes, me të cilin ishte i lidhur që në rininë e tij të hershme dhe për të cilin vazhdoi deri në frymën e fundit të kontribuojë pa u lodhur. Ai kontribuoi për modernizimin e këtij dhe arritjet e jashtëzakonshme nëpërmjet metodave të reja dhe frymës inkurajuese për të rinjtë duke u bërë një shembull dhe model në promovimin e miqësisë dhe solidaritetit olimpik, edhe në nivel ndërkombëtar.

Edhe unë humba sot një mik të vjetër, me të cilin, për më shumë se tre dekada kam bashkëpunuar duke zbuluar tek ai një zemër të madhe, një karakter të fortë, një mençuri largpamëse dhe një kurajë për të marrë vendimet e duhura, gjithmonë në të mirë dhe në dobi të shkencës, të sportit dhe të të mirës së përgjithshme. Ngushëllimet e mija të thella dhe të sinqerta familjes, bashkëshortes Afërditës, vajzës dhe të gjithë të dashurve, të afërmve dhe miqve të tij.

Ish-kreu i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare. Në vitin 2017 ai ka qenë edhe në krye të Akademisë së Shencave, post në të cilin  nuk qëndroi gjatë, por i dha dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gudar beqiraj ilir meta gudar beqiraj ilir meta

Sondazh

Poll