Aktualitet

Rrahën inspektorët e Pyjeve në Korçë dhe prenë dru pa leje, arrestohen babë e bir (NJOFTIMI)

11 Maj 2020, 09:25 Nga DOSJA
Rrahën inspektorët e Pyjeve në Korçë dhe prenë

KORCE- Babë e bir janë arrestuar në fshatin Mborje, pasi janë kapur duke prerë dhe transportuar dru pa leje. Policia njofton se A.D., 60 vjeç dhe A.D., 23 vjeç, kanë rrahur edhe inspektorët e mjedisit që po zbatonin detyrën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm janë konstatuar në fshatin Mborje, duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen inspektoret prerje drush pa leje dhunohen inspektoret prerje drush pa leje

Sondazh

Poll