Aktualitet

SPAK merr në dorën dokumentet e tenderave sekretë, kush është prokurori që do të skanojë letrat e Manastirliut…histori

11 Maj 2020, 10:03 Nga DOSJA
SPAK merr në dorën dokumentet e tenderave sekretë, kush

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sot në SPAK të gjitha shkresat e kërkuara për tenderat sekretë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokurori që ka marrë në dorë këtë çështje është Klodian Braho. Historia e tenderave sekretë është kthyer në një debat tëe fortë politik midis Partisë Demokratike dhe MSH. Ditën e djeshme, në media u publikuan 5 pyetje që SPAK ia kishte dërguar MSH, e nga ana tjetër ky dikaster mohoi që të mos kishte kthyer përgjigje. SPAK sqaronte se në rast se nuk do të merrej përgjigje për 10 ditë, atëherë hetuesit do të zbarkonin në zyrat e MSH.

PD kërkon hetim të pavarur nga SPAK, duke e cilësuar këtë çështje si “test” final për efikasitetin e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që i hodhi më tej “dru zjarrit”, duke zbuluar se disa ditë më parë, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, janë djegur qëllimisht dokumentet që lidhen me tenderat sekretë.

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu nxitoi të përgënjeshtronte Bashën, por dje, sekretari i PD, Gazmend Bardhi publikoi një email të brendshëm që provonte ngjarjen e zjarrit.

 

Tashmë pritet që SPAK të zbardhë më tej procedurën e ndjekur me këto tendera, në kohën që demokratët ngulmojnë se ka patur abuzime, ndërsa qeveria mbrohet duke thënë se procedura është e ligjshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian braho spak zjarri ne msh klodian braho spak zjarri ne msh

Sondazh

Poll