Aktualitet

Arrestohen dy shqiptarët në Britani, fshehën 1 kilogramë kokainë në tualetin e banesës (EMRAT)

11 Maj 2020, 10:57 Nga DOSJA
Arrestohen dy shqiptarët në Britani, fshehën 1 kilogramë

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, për shkak se në banesën e tyre në Londër janë gjetur kokainë dhe armë. Në bazë të raportimit të mediave të huaja mësohet se aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua më 7 maj.

Ndër të tjera mësohet se nga nga aksioni janë arritur të sekuestrohen  25.000 Paund dhe 24 fishekë të fshehura në një dollap. Mes tyre është gjetur një pistoletë e kalibrit “32” dhe një ditar, ku autoritetet kanë shpjeguar se shërbente për të shënuar shpërndarjen e drogës.

Ndërkohë shqiptarët  pas tualetit kishin fshehur një kilogramë kokainë.

Mes dy shqiptarëve i paroi që u arrestua ishte Arben Sulka, 30 vjeç. Ai u përpoq të arratisej duke u hedhur nga ballkoni, po nuk ja doli. Tashmë mbi të rëndon  vetëm akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa  32-vjeçari, Elton Osmenaj, i cili jetonte në të njëjtën banesë me  30-vjeçarin u arrestua një ditë më vonë, në një zonë tjetër të Londrës. Përveç shpërndarjes së lëndëve narkotike ndaj tij rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje. Mediat e huaja shkruajnë se dy të rinjtë shqiptarë do duhet të dalin para gjykatës më datë 11 qershor.

Burimi: topnews1

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptaret ne britani arrestohen 2 shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll