Aktualitet

Berati del nga “frerët”, pamjet e frikshme pas daljes nga karantina/ Qytetarët s’duan t’ja dinë për distancë social

11 Maj 2020, 09:57 Nga DOSJA
Berati del nga “frerët”, pamjet e frikshme pas daljes nga

BERAT- Berati është një nga qytetet që prej dy javësh është pjesë e bashkive të përfshira në zonat e gjelbra. Dosja.al sjell pamjet e ditës së sotme në Berat, ku ka dyndje makinash dhe njerëzish.

Por për fat të keq, siç shihet në pamje, qytetarët nuk respektojnë distancën sociale, dhe dalin pa maska mbrojtëse. Tashmë dyqanet e byrektoreve, berberëve dhe parukieritë janë të hapura, duke sjellë kështu ngjallje të jetës.

Nga sot, Shqipëria ka hapur edhe një grup tjetër biznesesh. Parukeritë, berberët,klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare sot kanë hapur qepenin në të gjithë Shqipërinë, në fashën orare të lejuar nga qeveria. Me një protokoll specifik, këto biznese duhet të operojnë me rregulla të reja, e ndërkohë që edhe shifrat që vijnë nga spitalet janë pozitive. 4 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme, ndërsa totali i të infektuarve ka shkuar në 872.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat rihapja e bizneseve berat rihapja e bizneseve

Sondazh

Poll