Aktualitet

Mosmarrja e pagesës nga policët e burgjeve, sindikata: Është bërë një llogaritje gabim, gjithçka po verifikohet

11 Maj 2020, 08:13 Nga DOSJA
Mosmarrja e pagesës nga policët e burgjeve, sindikata: Është

TIRANË– Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka reaguar pas lajmeve se shumë nga efektivët e policisë së Burgjeve nuk kanë marrë pagat e tyre. Në një reagim në faqen zyrtare, Sindikata shkruan se situata do të përmirësihet në favor të efektivëve, dhe se pagat do të kalojnë shumë shpejt. 

Ndër të tjera, në reagim thuhet se ditët e fundit kanë marrë ankesa për keq-llogaritje të pagave në disa IEVP të vendit, sidomos në Korccë.  

Reagimi i plotë 

Duke shpresuar qe situata e covid19, te permiresohet ne favorin tone, ju bejme me dije se Raporti Perfundimtar i Auditit te Ministrise se Drejtesise mbi kerkesen tone per rikthimin e pageses se punes ne ditet e fundjaves, eshte depozituar ne fillim te muajit prill-20, prane DPBurgjeve duke lene afatet per zbatimin e planit te veprimit per sektoret e finances.
Perfundimisht, Sindikata ka bindur Auditin e MD me argumenta ligjor dhe financiar si dhe ka krijuar nje klime te re ne zbatimin e Ligjit ne trajtimin social-ekonomik ne kete sherbim policor.

Keto dite, kemi marre ankesa per keq-llogaritje te pages ne disa IEVP te vendit, sidomos ne IEVP Korce, ku vazhdon e njejta situate prej disa kohesh..
Jemi ne proces verifikimi dhe konstatimi te shkeljes se ligjit dhe po presim konkluzionet perkatese nga grupi yne i punes.

Nese do kemi fakte mbi shkeljet e denoncuara, garantojme mijera punonjes te Policise se Burgjeve ne vend, se Sindikata do te depozitoje Kallezimin Penal prane SPAK per shkelje te renda te ligjit e detyres, duke bashkengjitur edhe disa fakte te tjera qe kemi konstatuar me pare…!

Lutemi qe te na shkruani e vini ne dukje cdo shkelje apo abuzim me te drejtat e punes dhe trajtimit social qe konstatoni apo vuani personalisht, pasi ka ardhur momenti te reagojme ashtu siq duhet e ne zbatim te ligjit.

Lidhur me Ligjin e ri per Policine e Burgjeve, pasi kemi depozituar oponencen tone dhe komentet mbi Projektin e paraqitur nga MD, po presim ftesen e Komisionit te Sigurise qe te riparaqesim argumentat dhe kushtet e reja qe jane krijuar nga situata pandemike..

Ne fund, deshem te kujtojme se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, nuk eshte komoditet per qeverine qe te sillet si te doje me punemarresit e saj, por eshte akoma me shume garanci per Sindikaten tone dhe te tjera si ne, qe te mbrojme fuqishem cdo padrejtesi ndaj punonjesve shqiptare duke mos patur aspak frike e terheqje nga presioni.
Pune te mbare!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pagat e policeve te burgjeve policia e burgjeve sindikata e shërbimeve policore të shqipërisë pagat e policeve te burgjeve policia e burgjeve sindikata e shërbimeve policore të shqipërisë

Sondazh

Poll