Aktualitet

“S’kemi të ardhura të tjera”/ Tregtarët e rrobave të përdorura në Lezhë dhe Korçë në protestë, bashkitë nuk le

11 Maj 2020, 08:25 Nga DOSJA
“S’kemi të ardhura të tjera”/ Tregtarët e

Korçë- Tregtarët e rrobave të përdorurua në Korçë dhe në Lezhë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi nuk lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe pse kanë hyrë në fuqi masat lehtësese. Tregtarët në Korçë ka deklaruar se nuk kanë me çfarë të ushqehen dhe se bashkia nuk i lë që të punojnë.

“Jemi mbledhur këtu që të na japin një përgjigje që të na hapet tregu, se jemi gjithë këto tregtarë që shesim aty. Jemi mbi 170 tregtarë, duam të na hapet tregu, duruar 2 muaj e gjysmë, nuk durojmë dot, me atë mbajmë familjen. S’po del asnjë të na jap përgjigjen, pagën e luftës na thonë që nuk e përfitoni, na dhanë nga një kutim me ushqime”,  shprehet një tregtar në Korçë.

“Të na hapet puna se dhe ne kemi familje duam të rrojmë, kemi jetuar deri më tanie me borxhe. Me pazarin mbajmë familjen, ka qenë shumë e vështirë. presim përgjigje nga Bashkia. S’na kanë dhënë asgjë, as pagën në e luftës”, shprehet një tjetër. 

Ndërsa ata në Lezhë, tregtarët janë duke protestuar  para ambienteve të bashkisë Lezhë, pasi ata pretendojnë se pavarësisht se është e lejuar nuk kanë mundur ushtrojnë aktivitetin e tyre. Mësohet se edhe në këtë qytet shkaku për moslejimin të tyre është se në tregje nuk përmbushen kushtet e sigurisë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Javët e fundit janë ngritur në protestë tregtarët  e Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës pasi kërkojnë pagën e luftës. Po kështu ka protestuar edhe punonjëset e fasonerisë në Korçë, Krujë dhe Berat, të cilat kanë kërkuar pagën e luftës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtarët në lezhë dhe në korçë në protestë tregtarët në lezhë dhe në korçë në protestë

Sondazh

Poll