Aktualitet

“Vrau frikën e pas pluralizimit, u përball me pushtetet”/ Nikoll Lesi për 29-vjetorin e “Koha Jonë”:

11 Maj 2020, 08:47 Nga DOSJA
“Vrau frikën e pas pluralizimit, u përball me pushtetet”/

Tiranë- Botuesi Nikollë Lesi ka deklaruar së fundmi se 29 vite më parë u botua numri i parë i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë private në Shqipëri pas rënies se regjimit komunist. Në një shkrim në faqen online të gazetës ai shprehet se kjo media vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si asnjë media tjetër. Sipas tij “Koha Jonë”  mbetet ikonë e medias së lirë.

“29 vite ikën, nga pak e përditë, por KOHA JONË mbetet ikonë e medias së lirë shqiptare, e cila vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si asnjë media tjetër. KOHA JONË nga sot hyri në vitin e 30-vjetorit, festë e cila do të mbledhë krejt gazetarët që kanë punuar në redaksinë e kësaj gazete epokale”, shprehet ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

“KOHA JONË” është e para gazetë e pavarur shqiptare, e cila sot mbush 29 vite nga dita e botimit si media e lirë më 11 maj 1991. Ishte qyteti i Lezhës djepi i parë i saj e më pas në vitin 1993 ajo u bë tribunë e mendimit oponent shqiptar dhe penave më brilante të gazetarisë, duke hyrë në histori si gazeta që ishte edhe media, edhe shkollë praktike e gazetarisë shqiptare. 29 vite ikën, nga pak e përditë, por KOHA JONË mbetet ikonë e medias së lirë shqiptare, e cila vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si asnjë media tjetër. KOHA JONË nga sot hyri në vitin e 30-vjetorit, festë e cila do të mbledhë krejt gazetarët që kanë punuar në redaksinë e kësaj gazete epokale. Mjafton të shikosh sot drejtuesit, analistët, komentatorët, gazetarët investigativë apo kryeredaktorët e mediave kryesore dhe publiku e di se ata kanë pas vetes markën MADE IN KOHA JONË!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 29 vite koha jonë nikoll lesi 29 vite koha jonë nikoll lesi

Sondazh

Poll