Aktualitet

“Më mirë të na kishte kapur pandemia”, taksistët tek rruga “Ibrahim Rugova” në Tiranë në protestë: Absurde, po b

11 Maj 2020, 07:59 Nga DOSJA
“Më mirë të na kishte kapur pandemia”, taksistët

Tiranë- Ditën e sotme janë ngritur në protestë taksistët  tek rruga  “Ibrahim Rugova” në Tiranë, pasi deklarojnë se rruga në të cilën punojnë do të kthehet në  korsi biçikletash.

Ata thekojnë se është absurde që të bëhet korsi biçikletash në krahun e djathtë dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 30 vitesh, që ata punojnë. Taksistët theksojnë se bashkia Tiranë po bën padrejtësi, pasi po i lë pa bukë ata.

“Më mirë të na kishte kapur pandemia dhe të mos ekzistonim fare si njerëz. Këtu po na bëhen shumë padrejtësi. Duhet të mbajmë familjet tona. Le të bëhet korsia e biçikletave, ama edhe në QKR thuhet që rruga “Ibrahim Rugova” është për taksexhi. Kam 30 vite punë si taksist. Korsitë e biçikletave bëhen në krah të djathtë. Më duket absurd kjo që po bëjnë, ne i kemi zbatuar të gjitha rregullat. Të kalosh biçikletën nga krahu i djathtë te krahu i majttë, mendoj se duhet ta mbash në krah. Ata duan me e bë Holandë, por ne jemi në Shqipëri”, tha një taksist për News 24.

Pak ditë më parë, Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike denoncoi se Erion Veliaj po shkel sërish ligjin, pasi do të ndërtojë një korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri, duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve. Zhupa theksoi se ky vendim i Veliajt do të dëmtojë edhe bizneset në këtë rrugë, pasi klientët me makinë nuk do të kenë mundësi ku të parkojnë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taksistët në tiranë në protestë taksistët në tiranë në protestë

Sondazh

Poll