Politike

Kryenegociatori i Shqipërisë për antarësimin në BE/ Kush është Zef Mazi? Diplomati me karrierë ‘shembullore’, dikur

9 Maj 2020, 12:19 Nga DOSJA
Kryenegociatori i Shqipërisë për antarësimin në BE/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë emrin e kryengeciatorit të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Sorecën, Rama tha se ka zgjedhur Zef Mazin, si personin e duhur për detyrën. (Lexo këtu)

Gjithashtu kreu i qeverisë shtoi se Mazi ishte një person me integritet për të cilin mendon se nuk do të kishte asnjë kundërshtim nga ana e kaheve të tjera politike.

Po kush është Zef Maçi?

Zef Mazi ka lindur më 27 janar 1956, në Tiranë. Mazi është i njohur si ish-diplomat dhe që nga viti 2011, shërben si asistent special për Strategjinë e Drejtorit të Përgjithshëm te Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.  Në këtë funksion ai ka qenë i ngarkuar për formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjisë për të gjithë Agjencinë, si dhe për menaxhimin e risqeve dhe të dijeve.

Gjithashtu Mazi ka qenë Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe në Republikën e Irlandës (2007-2011). Para kësaj, Zef Mazi ka qenë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qenë kryetar i Forumit për Bashkëpunim për çështjet e Sigurisë së OSBE (2003), dhe ka shërbyer edhe në Sekretariatin e OSBE-së dhe të ANEA-s (1998-2002).

Zef Mazi gjithashtu ka qënë kryetar në Detyrë Misioni në Ambasadën e Republikës të Shqipërisë në Austri dhe gjithashtu në Konfederatën Zvicerane (1991-1992). Para kësaj, ai ka shërbyer në Departamentin e Bashkëpunimit Shumëpalësh të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në tiranë dhe ka qënë i ngarkuar për KSBE-në. Ai ka qënë edhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Shqipërisë në negociatat për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë (1989-1991).

Zef Mazi ka shërbyer edhe si shef i zyrës së marrëdhënieve me jashtë të Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-së (1987-1989), si dhe përkthyes/editor në Shtëpi Botuese dhe, në të njëjtën kohë, lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës (1978-1988) dhe folës ne Radio Tirana Shërbimi në gjuhë të huaja (1975-1985).  Zef Mazi ka qenë kandidat për president në zgjedhjet presidenciale në Shqipëri (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqipërisë për postin e Sekretariat të Përgjithshëm të OSBE-se (2005).

Gjatë karrierës së tij, është ftuar si lektor për të mbajtur leksione mbi çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për analiza politike, për aspekte që lidhen me sigurinë, strategjinë, çështje të karakterit bërthamor dhe të atyre politiko-ushtarake. Ai ka botuar një numër artikujt mbi çështje politike rreth Shqipërisë dhe Ballkanit në shtypin shqiptar, atë të Kosovës dhe atë ndërkombëtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be zef mazi edi rama integrimi i shqiperise ne be zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:32

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës ...

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...