Politike

9 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Përmes një reagimi në Twitter, Veliaj sjell një shprehje popullore për ata që sipas tij, nuk marrin vesh nga një fushë e caktuar, por fusin hundët në punët e të tjerëve.

Kane nje shprehje epike tironcit per gjithe ata qe sistematikisht fusin hundet ne gjera qe as i kuptojne, as u takojne: Graj gamorin tat! ????‍♂️

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) May 9, 2020

Veliaj, ka reaguar sërish duke ripostuar reagimin e presidentit Ilir Meta, duke pyetur përse nuk reagon njëri për të gjitha objektet historike që po dëmtohen brenda Teatrit.

“Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi me shkrepset e presuara me alga për dopolavoron e kazermave fashiste. Po për kostumet e Ndrek Lucës, bobinat me zërin e Kadri Roshit e dhjetra vlera do reagoni? Kanë 3 vjet që i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajnë peng!,”-shkruan Veliaj.

Reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë vjen pas thirrjeve të forta të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Mëngjesin e sotëm, Meta tha se qeveria dhe bashkia nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me Teatrin, pasi çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa më tej, tha se do të depozitojë një padi tjetër nëse nuk ka tërheqje. Ndërsa Basha, ishte më i ashpër kur tha sot se “bashkia e Tiranës është lavatriçja e parave të pista të drogës”.  Dje, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise erion veliaj ilir meta lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...