Politike

Kalimi i truallit të TK/ Basha: Bashkia e Tiranës është lavatriçja e parave të pista të drogës!

9 Maj 2020, 11:04 Nga DOSJA
Kalimi i truallit të TK/ Basha: Bashkia e Tiranës është

TIRANË- Lulzim Basha e quajti sot bashkinë e Tiranës, ”lavatriçen e parave të pista të drogës”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e politikës, Basha foli për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar nga qeveria tek Bashkia e Tiranës, ku tha: Çdo ndërtim i ri që shikoni në Tiranë ose të themi, shumica dërrmuese,  financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës.

Basha vijoi më tej duke thënë se Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të zaptuar çdo hapësirë publike.

 

“Me hir ose  me pahir,  – theksoi ai, – zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së parave të drogës që është bashkia e Tiranës, ku ”kryebetonieri” bashkë me Edi Ramën po bëjnë ekzaktësisht atë të kundërtën e asaj që i premtuan qytetarëve të Tiranës: po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk u bindet atyre. Kjo do ta thellojë në veçanti edhe krizën e sektorit të ndërtimit dhe të pasurive të patundshme. Është një regjim që në grahmat e fundit e ka të skalitur në ballë dhe në valixhet që po bëjnë gati të marrin në largim e sipër atë që “kap ça të kapësh”para se të ikë. Por dëmi që po shkakton familjeve shqiptare është i pallogaritshëm nëse nuk ndalin një orë e më parë kalimin e fondeve të shqiptarëve tek një grusht oligarkësh.”-tha Basha. 

Reagimi i Bashës vjen një ditë pasi, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Nuk kanë munguar as reagimet. Ndër ta ka qënë edhe presidenti Ilir Meta që ka kujtuar se çështja është në Gjykatën Kushtetuese, duke paralajmëruar të mos marrë asnjë veprim deri në një vendimi final nga drejtësia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia e tiranes lulzim basha bashkia e tiranes lulzim basha

Sondazh

Poll