Politike

9 Maj 2020, 11:24 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur deri më tani. Ai solli shembullin e Koresë së Jugut, që mbylli sërish baret dhe restorantet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimit.

“Jemi të rrezikuar nga injoranca sesi virusi është krijuar nga kjo e nga ajo. Po përhapin lloj e soj teorish konspirative. Para se të vija këtu, pashë në Korenë e Jugut sesi ishin mbyllur të gjitha baret dhe restorantet pasi për shkak të hapjes kishte patur një kërcim të rasteve. Ne nuk do të rrezikojmë që të hapemi e të rimbyllemi për shkak të injorancës.”,-tha Rama. 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një konference të zhvilluar me rastin e Ditës së Europës, ku ai dhe Soreca iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Rama shfrytëzoi këtë dalje për të ftuar në një tryezë politike të gjithë aktorët politikë në vend, përfshirë edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Sakaq, paralelisht në sheshin Skënderbej u zhvillua një protestë nga shoqëria civile ku disa prej pjesëmarrësve u shoqëruan në Polici.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita e europes edi rama shqiperia ne karantine dita e europes edi rama shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...