Politike

“Do thoshit uau, politika shqiptare të arrijë deri këtu?’/ Rama tregon PRAPASKENAT e takimeve të mbyllura: Tangoja dhe v

9 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
“Do thoshit uau, politika shqiptare të arrijë deri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në konferencën me ambasadorin e BE-së në Shqipëri në kuadër të Ditës së Europës, është pyetur lidhur me takimet për dyert e mbyllura me palët e tjera politike. 

Rama u shpreh se toni i përdorur në biseda ka qënë suprizues dhe se do të kishte dëshirë që mënyra sesi janë trajtuar mosdakordësitë në mbledhjet e mbyllura të transmetohet edhe në hapësirën publike. 

“Nëse ju do kishit parë tonin, kapacitetin dëgjues të palëve dhe adresimin e cështjeve nga palët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, do thoshit uau, politika shqiptarë të arrijë vallë deri këtu? Por politika në publik khehet në vulgaritet dhe sherrnajë. Si tangoja, ashtu edhe vallja e shpatave duan dy palë. Ne jemi gati për të dyja. E kam thënë disa herë, në takimet e mbyllura që kemi pasur me Presidentin, kryetarin e opozitës në Këshillin e Sigurisë nuk jemi marrë vesh për të gjitha, por mënyra si janë trajtuar mosdakordësitë është ajo që do ishte mirë ta kalonim nga një hapësirë e mbyllur në hapësirën publike, në një hapësirë ku dhe të tjerët na dëgjojnë”- tha Rama.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një konference të zhvilluar me rastin e Ditës së Europës, ku ai dhe Soreca iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Rama shfrytëzoi këtë dalje për të ftuar në një tryezë politike të gjithë aktorët politikë në vend, përfshirë edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita e europes edi rama dita e europes edi rama

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:32

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës ...

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...