Politike

9 Maj 2020, 11:14 Nga DOSJA

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca me rastin e Ditës së Evropës. Rama tha se BE është dhe ka qenë krah Shqipërisë, edhe me tërmetin edhe me COVID-in, dhe shtoi se unioni po ndihmon edhe për të restauruar monumentet e Kulturës.


PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Sot është Dita e Europës dhe në këtë maj kjo ditë na gjeti në një situatë tejet të jashtëzakonshme që na pamundëson ceremonitë dhe ritualet e zakonshme në kremtimin e kësaj dite të veçantë. Sidoqoftë, faleminderit për mundësinë që u mblodhëm. Para 2 javësh patëm një shkëmbim të rëndësishëm në formatin e kësaj situate përmes platformës dixhitale të samitit të parashikuar të Zagrebit në presidencës kroate.

Ishte sidoqoftë një takim në distancë me shumë përmbajtje dhe me një ndjesi të fortë afrimi dhe angazhimi të të gjithëve, për të përballuar situatën me armikun e padukshëm, por edhe për gjërat që duhen çuar më tej dhe duhen bërë më mirë. Aleatët tanë  u gjendën pranë nesh në tërmetin e 26 nëntorit, por edhe në këtë situatë. Siç doli qartë edhe në samitin e pardjeshëm, mbështetja evropiane do të vijojë për të gjitha vendet dhe do të përfshijë edhe BP edhe Shqipërinë, pavarësisht se nuk janë pjesë e BE-së, por janë pjesë e familjes evropiane.

Përtej atyre që tha ambasadori dua të theksoj se ndihmës së angazhuar deri tani të BE-së, për të përballuar situatën e kësaj lufte të përbashkët me një armik të padukshëm do t’i shtohet edhe më tej në vazhdim ndihma nga buxheti evropian në gjysmën e dytë të vitit 2020. Dua të informoj publikun se pas disa diskutimesh me liderët evropianë, kemi marrë një aprovim në parim për të përfshirë Bankën Evropiane në këtë proces, që me BSH dhe bankat e rajonit, për të lehtësuar në mënyrë të ndjeshme të gjithë procesin e financimit të ekonomisë. Në kushte që vende si tonat janë jashtë BE-së dhe e kanë të vështirë daljen në tregjet e kapitaleve dhe  e kanë më të vështirë balancimin e goditjes që ka marrë ekonomia.

Më vjen mirë të konfirmoj një falenderim për ambasadorin Soreca, delegacionin, por edhe miqtë në BE. Ndihmën që na ka dhënë BE për rindërtimin. Në dy drejtime, tek shkollat dhe restaurimin për të çuar në nivel tjetër të monumenteve tona kulturore. Është fantastike që ne sot disponojmë një sërë instrumentash për të treguar që ta bëjmë Shqipërinë vendin që duam për fëmijët tanë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një konference të zhvilluar me rastin e Ditës së Europës, ku ai dhe Soreca iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Rama shfrytëzoi këtë dalje për të ftuar në një tryezë politike të gjithë aktorët politikë në vend, përfshirë edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banka qendrore evropiane dita e europes edi rama luigi soreca banka qendrore evropiane dita e europes edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll