Politike

Integrimi dhe Dita e Europës/ Rama fton në tryezë Bashën dhe Metën: Jam gati të ulemi, por tangoja dhe vallja e shpatave n

9 Maj 2020, 12:02 Nga DOSJA
Integrimi dhe Dita e Europës/ Rama fton në tryezë Bashën dhe

TIRANË- Me rastin e “Ditës së Europës”, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp pa praninë e gazetarëve. Konferenca pati në fokus pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin në ekonomi, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi atë për të lëshuar edhe disa mesazhe politike.

Pas fjalës së ambasadorit të BE-së, i cili apeloi për më shumë bashkëpunim me klasën politike shqiptare, Rama e nisi duke falenderuar BE-në për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. E sidomos në dy sfidat e fundit, tërmetin dhe COVID-19. Rama tha se Banka Evropiane do të përfshijë në procesin e financimit edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipërinë për të balancuar goditjen ekonomike që do të lejë pandemia.

Kryeministri iu përgjigj edhe kritikëve që kërkojnë heqjen e karantinës, duke sjellë si shembull rastin e Koresë së Jugut që u rimbyll. Ai zbuloi emrin e negociatotit, që Shqipëria do të ketë në tavolinë me Bashkimin Evropian. Ai është ish-ambasadori Zef Maci. Rama gjithashtu  u shpreh se është gati që të ulet në një tryezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe aktorët e tjerë për cështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave. “Politika ka lindur për t’iu dhënë mundësi njerëzve të bëjnë së bashku gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot. Tangoja nuk vallja e shpatave nuk kërcehen vetëm”, tha Rama duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ’llaze angellovski dita e europes edi rama ilir meta luigi soreca lulzim basha ’llaze angellovski dita e europes edi rama ilir meta luigi soreca lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:32

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës ...

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...