Politike

“Sjellje tipike prej regjimi”/ Dhuna tek protesta e Shoqërisë Civile, Basha reagon ashpër: Shkelje e të drejtave të nje

9 Maj 2020, 12:14 Nga DOSJA
“Sjellje tipike prej regjimi”/ Dhuna tek protesta e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dënuar dhunën e shkaktuar tek sheshi “Skënderbej” ndaj protestuesëve të shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se dhuna e ushtruar ishte tipike e një regjimi, duke shtuar se po shkelej e drejta kushtetuese për të protestuar.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha shtoi se asnjë faqkeqësi natyrore nuk mund të hiqte të drejttat dhe liritë e njeriut.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Në këto momente në sheshin “Skënderbej” policia po ushtron terror ndaj disa bashkëqytetarëve të cilët po protestojnë kundër ndryshimeve në Kodin Penal. Është ushtruar dhunë ndaj disa personave, janë shoqëruar disa të tjerë. Keni një koment, pasi këta persona rrezikojnë të ndëshkohen me ndryshimet e reja në Kodin Penal?

Lulzim Basha: Dua ta dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje prej regjimi. Kjo është një shkelje e të drejtave elementare të njeriut. Ky lloj trajtimi që i bëhet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore njerëzve që po protestojnë për të drejtat dhe liritë e tyre themelore kushtetuese, nuk ka vend, nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo është një ngjarje tipike për një regjim, i cili edhe shtetin, edhe ekonominë e ka vendosur në funksion të një grushti njerëzish. Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme. Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar. Natyrisht si kudo tjetër qytetarët marrin masa për të respektuar distancën dhe për të siguruar kushtet e higjienës personale në mënyrë që të mos shkelen ato udhëzime që kanë të bëjnë me shëndetin. Por nëse këto kushte zbatohen asnjë shtet përveç diktaturave nuk ka të drejtë të kufizojë liritë dhe të drejtat e njeriut, ku e drejta për të protestuar, e drejta për t’u mbledhur dhe për të ngritur zërin është elementare. Ndaj dua ta dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë që po raportoni se po ndodh dhe ju siguroj që menjëherë pas kësaj konference për shtyp do ta ndjekim hap pas hapi.

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha protesta te sheshi lulzim basha protesta te sheshi

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:32

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës ...

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...

Politike 9 Maj 2020, 11:14

TIRANË– Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë dhe vendet e Rajonit për të kaluar goditjen nga pandemia e COVID-19. Lajmi u dha n...