Bota

Shënohet vetëm 1 rast i ri në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, shërohen 61 të tjerë nga Covid-19

9 Maj 2020, 08:13 Nga DOSJA
Shënohet vetëm 1 rast i ri në Kosovë brenda 24 orëve

KOSOVË– Ditën e sotme në autorietet në Kosovë kanë raportuar se është konfirmuar vetëm një rast i ri me Covid-19.  Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) është mësuar se nga 243 teste të kryera në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren vetëm një i infektuar ka rezultuar  në 24 orët e fundit.

Ky rast i ri sipas IKSHPK-së, është një rast që mendohet se ka pasur lidhje me Komunën e Prishtinës. Ndër të tjera IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të premten janë shëruar 61 pacientë, që ishin të konfirmuar me Covid-19.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 622. Kujtojmë se të premten po ashtu vdiq një 77-vjeçar nga Komuna e Rahovecit, i cili ditë më parë ishte diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Gjithsej, në Kosovë janë konfirmuar 862 raste me koronavirus – prej tyre 28 kanë vdekur.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll