Politike

Debati për shifrat e vdekjeve nga COVID-19, Grida Duma: Mendoj se janë më shumë, mjekët kanë treguar dhe skaner të mushkr

8 Maj 2020, 19:56 Nga DOSJA
Debati për shifrat e vdekjeve nga COVID-19, Grida Duma: Mendoj se janë

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Duma është shprehur se shifrat e viktimave nga koronavirusi në vend janë relative dhe mund të ketë pasur më shumë të vdekur.

Demokratja ka thënë se  janë shumë fakte që flasin për një numër më të lartë viktimash, duke iu referuar skanerve të mushkrive të publikuara në media, por dhe dëshmive të mjekëve të ndryshëm.

Unë jam personi i fundit që mund të flas me pasaktësi, kur shifrat janë absolute, unë i mendoj relative. Shifra reale duhet të jetë më lartë për logjikë të gjërave, nuk fillon numërimi kur qeveria merr masa. Ne (opozita) mund t’ju sqarojmë kaq gjë; duhet të jemi të kujdesshëm kur identifikojmë nga se kanë vdekur, ne jemi në situatën që disa të dhëna në spital, mjekë, tregojnë skaner të mushkërive që kanë pasur diagnoza të koronavirusit. Nuk besoj se është detyrë e opozitës të mbledhi të dhëna në të gjithë vendin si dhe sa. Nuk kemi diagnostikuar as kemi parë se çfarë ka ndodhur me ata që kanë vdekur në janar dhe gjithashtu, kemi problemin tjetër që është testimi masiv. Këto dy gjëra janë konkrete. Rasti që ai mjeku e tregoi me foto të skanerit të mushkërive të pacientit, një i vetëm mjafton të dyshohet se mund të jenë qindra të tjerë”, u shpreh ndër të tjera Duma.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi grida duma masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...