Politike

8 Maj 2020, 17:41 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News, Fejzullai tha se i i ka respektuar rregullat 35 ditët e para, por më pas ka hequr dorë, sepse ka menduar që po luhet kukafshehti.

Më pas ish-kryebashkiaku shtoi se ai ka vijuar të takojë miqtë  e tij dhe i përshëndet me puthje njësoj si më parë.

Nuk i kemi kapacitetet për të përballuar situata të tilla. Mund ta rrotullojmë si të duam, por mendoj se vendimi për tu mbyllur ishte më e mira. Por kur u kuptua se po luanin kukafshehti, kam jetuar si një njeri i lirë, pa bërë as snobin, as rrezik për të tjerët, por e kam marrë shtëpinë me vete, kam marrë çantën time për të shkuar në mal. Të them të drejtën, kur shoh miqtë e mi, i përqafoj dhe i puth, gjithmonë me dëshirën e tyre. Nuk dal rrugëve dhe të puth apo përqafoj njerëz, por po takova vëllain tim që ka ndjekur të njëjtën rrugë si unë, patjetër. Mbi të gjitha jam njeri, kjo na diferencon nga kafshët. Po të ishim si Italia dhe Spanja, ndryshe. Por në Shqipëri nuk mund të flasim për pándemi, është absurde”, tha ai.

Sa i përket një ngjarje që i ngjall neveri, Brikeni u shpreh: “Dikur ishte shprehja, çudia më e madhe zgjat tre ditë, por në vendin tonë ndodhin tre çudi në ditë së fundmi. Nuk është se befasohem kollaj. Mua neveri më vjen kur shoh që nuk ka drejtësi, në çdo lloj situate, e kam problem shumë të madh. Këtu, gjëja më e keqe është ajo që nuk funksionon. Po të funksiononte drejtësia, do na bënte shumë mirë. Nuk e gjen të drejtën tek operatori, nuk e gjen me pòlicin që e mendon se pa të drejtë po shkel të drejtat e tua. Në shumë raste, fukarai nuk e gjen vërtetë të drejtën. Kjo përveçse të neverit, të trishton.”

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 850.  Eugena Tomini, nga ISHP ka bërë sot përditësimin e të dhënave ku tha se tashmë niveli i përhapjes së virusit ka rënë, dhe se 5% e personave që testohen dalin pozitivë. Situata është optimiste edhe në spitale, ku numri i të shtruarve ka zbritur në 30. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima.

(f.m/dosja.al0

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike briken fejzullai briken fejzullai

Sondazh

Poll