Politike

Manastirliu: Nga 18 maji hapen stërvitjet individuale të sportistëve, muzetë, galeritë e arteve, baret dhe restorantet

8 Maj 2020, 18:09 Nga DOSJA
Manastirliu: Nga 18 maji hapen stërvitjet individuale të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  tha seduke filluar nga data 18 maj do të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme. Në një video-mesazh në Facebook, Manastirliu tha se nga 18 maji shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Gjithashtu, prej datës 18 maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.  Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie edhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë. Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30.

 Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë. Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara. Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik,”- tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një video-mesazh publikoi edhe njëherë të gjithë bizneset që do të nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat denate dhe qendrat tregtare. Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publikë e privatë. Ndërkohë, ende nuk ka një plan për hapjen e transportit publik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...