Politike

Lamtumirë hotele! Manastirliu: Nga 11 maji të riatdhesuarit do të shkojnë në shtëpitë e tyre

8 Maj 2020, 18:05 Nga DOSJA
Lamtumirë hotele! Manastirliu: Nga 11 maji të riatdhesuarit do të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se që nga data 11 maj, të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen, do të shkojnë direkt në shtëpitë e tyre dhe nuk do të ketë më mbyllje në hotele.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë,”- tha Manastirliu, ndër të tjera.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një video-mesazh publikoi edhe njëherë të gjithë bizneset që do të nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat denate dhe qendrat tregtare. Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publikë e privatë. Ndërkohë, ende nuk ka një plan për hapjen e transportit publik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...