Politike

Trualli i TK pronë e Bashkisë, PD: Është miratuar një VKM kriminale, nuk lihet mundësia për rehabilitimin e godinës

8 Maj 2020, 19:11 Nga DOSJA
Trualli i TK pronë e Bashkisë, PD: Është miratuar një

TIRANË- Ish-deputetja, Jorida Tabaku, ka reaguar në emër të Partisë Demokratike për vendimin e qeverisë për t’i dhënë Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se sot është botuar një VKM kriminale. Më tej demokratja shkruan se në vendim thuhet që do të ndërtohet një godinë e re duke përjashtuar mundësinë e rehabilititmit.

Qeveria i hap rruge Bashkise per prishjen e Teatrit Kombetar. Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt. Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor. As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise jorida tabaku teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...