Politike

8 Maj 2020, 18:14 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu tha se në fuqi mbetet ndalimi i grumbullimit të më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

“Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë,”- tha Manastiliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një video-mesazh publikoi edhe njëherë të gjithë bizneset që do të nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat denate dhe qendrat tregtare. Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publikë e privatë. Ndërkohë, ende nuk ka një plan për hapjen e transportit publik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...