Politike

Basha për vendimin e qeverisë: Kalimi i truallit të TK në pronësi të Bashkisë është akt lufte dhe provokim ndaj BE-së

8 Maj 2020, 19:16 Nga DOSJA
Basha për vendimin e qeverisë: Kalimi i truallit të TK në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimin të qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Basha në një reagim në mediat sociale shkruan se vendimi i sotëm është një akt lufte dhe një provokim ndaj BE-së.

Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 18:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga data 11 maj do të hapen klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Pë...

Politike 8 Maj 2020, 17:41

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Briken Fejzullai ka treguar se si e ka përjetuar karantinën në këtë kohë pandemie. Në një lidhje me Skype në Fax News,...