Bota

Ulen vdekjet në Itali / 243 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

8 Maj 2020, 15:57 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali / 243 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI–  243 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 274 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 243.

Me rritjen e sotme numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 30.201.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është ulur, pasi janë regjistuar 1354  të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi  1. 401pacientë të prekur nga Covid-19.

Një javë më parë shifrat ditore të viktimave u ulën ndjeshëm nën 200, gjë që ngjalli shpresë  për banorët, por sërish dje edhe sot është rritur lehtë numri i viktimave nga virusi. Kujtojmë që nga katër maji Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë duke mundësuar edhe  rihapjen e shumë bizneseve, si edhe lëvizjen e qytetarëve nga shtëpitë pas 2 mujsh në izolim.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll