Bota

Tingëllon nëse nuk respekton distancën, me byzylykun e ri Italia do ta bëjë më të lehtë rihapjen e plazheve dhe shkollav

8 Maj 2020, 14:17 Nga DOSJA
Tingëllon nëse nuk respekton distancën, me byzylykun e ri Italia

ITALI– Italia një prej vendeve  më të goditura nga koronavirusi me lehtësimin e masave  të virusit hap pas hapi, ka krijuar edhe një  metodë mjaftë të  mirë që njerëzit të mund të mbrohen nga personat e infektuar.

Bëhet fjalë për  një byzylyk që lëshon sinjal alarmi nëse nuk respektohet distanca fizike mes dy personave mund të jetë zgjidhja për një sezon veror jashtë rrezikut nga infeksioni i koronavirusit.

Mediat e italiane shkruajnë se byzylyku është krijuar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë (Iit) dhe mbajtja e tij do të bëhet e detyrueshme në Rajonin italian të Ligurias.

Gjithashtu  edhe në zona të tjera të godituta rëndë nga Covid-19, si Lombadia, ku një kopsht fëmijësh në zonën e Varese, po bëhen plane për ta miratuar atë për rifillimin e vitit shkollor. Prandaj  ky byzylyk mund të ndihmojë në rifillimin e vitit shkollor në të gjitha shkollat dhe universitetet e Italisë duke respektuar siç duhet distancën.

Burimi: hwupgrade

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota byzylykun koronavirusi ne itali byzylykun koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll