Bota

SHBA në rënie! Rritet shkalla e papunësisë, regjistrohen 20  milionë njerëz të papunë

8 Maj 2020, 14:32 Nga DOSJA
SHBA në rënie! Rritet shkalla e papunësisë, regjistrohen

SHBA-Më shumë se 20 milion njerëz në SHBA kanë humbur  punën  e tyre  në prill dhe shkalla e papunësisë është trefishuar, e ndërsa kriza e pandemisë vazhdon që ta domtojë ekonominë.

Departamenti i Punës njoftoi të Premten se niveli i papunësisë në SHBA u rrit në 14.7% nga vetëm 4.4% që ishte në mars.

Sipas mediave të huaja kjo është rritja më e madhe e papunësisë prej periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930. Prej kur ka nisur pandemia, SHBA-ja është përballur me rritjen më të dobët ekonomike në dekadë dhe shkallën më të vogël të shitjeve në histori.

Për vetëm dy muaj, shkalla e papunësisë ka qenë 3.5 për qind, apo shkalla më e ulët për periudhë kaq të shkurtër kohore në 50 vjet.

Të dhënat javore, që janë publikuar të enjten, kanë treguar se 3.2 milionë amerikanë kanë kërkuar përfitime nga shteti javën e kaluar, pasi kanë mbetur të papunë. SHBA deri më tani është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 ku  mbi 1.2 milionë persona janë infektuar derisa mbi 70,000 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Burimi: TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne shba koronaviruis ne shba

Sondazh

Poll