Bota

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Në Afrikë mund të vdesin 190 mijë qytetarë brenda vitit të parë të COVID-19

8 Maj 2020, 14:32 Nga DOSJA
Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Në Afrikë mund të

AFRIKË–  Një kohë që Covid-19 ka prekur mbi 200 shtete në mbarë botën ende ekziston rreziku se ky virus mund të vijojë edhe për shumë kohë.

Mes luftës së virusit ndaj të cilës po luftojnë me qindra shtete, Kreu i OBSH në Afrikë, Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se nëse në Afrikë masat dështojnë atëherë brenda vitit të parë të COVID-19 do të ketë 190 mijë viktima.

Sipas mediave të huaja thuhet se ky është një paralajmërim që bazohet në një studim i cili ka marrë për bazë një zonë prej 1 miliardë banorësh të 47 shteteve së bashku dhe parashikon që mund të infektohen 29- 44 milionë qytetarë brenda vitit të parë.

Deri më tani gjithë Afrika është infektuar nga COVID-19, përveç Lesothos më shumë raste ka Afrika e Jugut, ku janë 8.200 raste si dhe 160 viktima. Më shumë viktima ka Algjeria 483.

Megjithatë problemi i OBSH qëndron tek vendet më të populluara të Afrikës që po marrin masa lehtësuese si Nigeria, Bregu i Fildishtë apo edhe Afrika e Jugut.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë  eksperti britanik bëri paralajmërimin e frikshëm, se  Covid-19 do infektojë 1 miliardë njerëz dhe do vrasë 3 mln të tjerë në vendet më të varfra të botës duke ju referuar Afrikës.

Burimi: nbcnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrikë koronavirusi ne afrike obsh afrikë koronavirusi ne afrike obsh

Sondazh

Poll