Bota

Hakerat rusë vodhën emailin e kancelares Angela Merkel, Der Spiegel zbardh skandalin, cilat ishin dokumentet e rëndësishme q

8 Maj 2020, 14:06 Nga DOSJA
Hakerat rusë vodhën emailin e kancelares Angela Merkel, Der Spiegel

BERLIN– Revista “Der Spiegel” ka botuar një artikull në të cilin shkruan se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse GRU ka arritur që të hakerojë e-mailin e kancelares gjermane, Angela Merkel. E-mailet i përkasin kohës së zgjedhjeve në vitin 2015, ndërkohë presitgjiozia gjermane nuk citon asnjë burim lidhur me informacionin.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane, i pyetur lidhur me rastin nuk ka dhënë asnjë koment, dhe po e njëjta heshtje është “dëgjuar” edhe në Moskë. Këta të fundit gjithmonë i kanë mohuar pretendimet për hakerim.

Der Spiegel tha se policia kriminale federale dhe agjensia federale kibernetike kishin qenë në gjendje të rindërtonin pjesërisht sulmin nga i cili zbuluan se në shënjestër kishte qënë Merkel. Megjithatë deri më tani është e pamundur që të zbuluohet se çfarë informacioni është vjedhur.

Prokurorët federalë gjermanë kanë lëshuar një urdhër arresti për një individ të lidhur me incidentin e hakimit por ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare.

Marrë nga Reuters

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel hakerohet angela merkel angela merkel hakerohet angela merkel

Sondazh

Poll