Bota

COVID-19/ Hoqi gjendjen e jashtëzakonshme para dy ditësh, Serbia hap edhe xhamitë

8 Maj 2020, 14:10 Nga DOSJA

SERBI-Autoritetet serbe kanë bërë me dije se përveçse heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme që ishte vendosur për shkak të pandemisë së Covid-19, tashmë  do të hapen edhe xhamitë ku besimtarët myslimanë të falin namazin duke zbatuar masat mbrojtëse të miratuara nga Bashkësia Islame serbe.

“Është miratuar që namazet ditore, të xhumasë dhe teravisë nëpër xhami dhe mesxhide, përveç imamëve dhe muezinëve, mund të kryhen nga një numër më i madh i anëtarëve të xhematit, varësisht nga kapaciteti i xhamisë, duke respektuar masën në fuqi të Qeverisë së Republikës së Serbisë për distancë fizike prej 2 metrash, me çka rekomandohet përdorimi i oborrit të xhamisë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame.

Gjatë seancës së fundit është marrë vendimi që bashkitë Islame të Serbisë të të sigurojnë sasi të mjaftueshme të mjeteve të dezinfektimit si dhe të vendoset një tunel dizefektimi para se myslimanët të futen në xhami.

“Anëtarët e xhematit që vijnë në xhami dhe mesxhide janë të detyruar të kryejnë ritualin e abdesit në shtëpitë e tyre, ata detyrohen të mbajnë pajisje themelore mbrojtëse siç janë maskat higjienike mbrojtëse për fytyrën dhe dorezat, si dhe të marrin sexhadet e tyre për kryerjen e namazit dhe në mënyrë rigoroze të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga personat zyrtarë të Bashkësisë Islame”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkohë dy ditë më parë qevria serbe ka vendosur heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kuadër të pandemisë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll