Bota

Shteti i Indisë merr vendimin drastik: Kush infekton qëllimisht me koronavirus dënohet me burgim të përjetshëm

8 Maj 2020, 15:03 Nga DOSJA
Shteti i Indisë merr vendimin drastik: Kush infekton qëllimisht me

INDI– Në mbarë botën janë marrë masa të për parandalimin e koronavirusit, mirëpo shteti verior në Indi, Uttar Pradesh, ka miratuar një ligj të rreptë i cili do të jetë përkohshëm. Sipas ligjit i cili është miratuar të mërkurën një person që infekton qëllimisht një person me koronavirus dhe për pasojë ai vdes do të dënohet 7 vjet deri në burgim të përjetshëm, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.

Ndërsa  dënimi për “infektim të qëllimshëm” me virus, por që nuk shkakton vdekje mund të jetë nga dy deri në pesë vjet burgim.

Ky vendim ka ngjallur shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë, por zyrtarët kanë thënë se vendimi është marrë që “të inkurajohen njerëzit që të raportojnë nëpër agjenci nëse dyshojnë se kanë qenë të infektuar me Covid-19”.

India deri më tani ka regjistruar gati 38,000 të infektuar dhe 1,886 të vdekur, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

Burimi:indianexpress.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi uttar pradesh koronavirusi ne indi uttar pradesh

Sondazh

Poll