Bota

Dalin pamjet nga hoteli luksoz! Ja ku po strehohet Rama X me 20 konkubinat, mbreti i Tajlandës rrethuar nga gratë në karantin

8 Maj 2020, 15:13 Nga DOSJA
Dalin pamjet nga hoteli luksoz! Ja ku po strehohet Rama X me 20 konkubinat,

GJERMANI– Mbreti i Tajalandës Maha Vajiralongkorn, i njohur edhe si ‘Rama X’ ditët e tij të karantinës si shkak i Covid-19 po i kalon në një hotel në alpet e Gjermanisë, i shoqëruar nga 20 konkubina, të gjitha me grada ushtarake.

Maha Vajiralongkorn, thuhet se është kthyer sërish në hotelin në jug të Gjermanisë, pas një vizite të shkurtër që zhvilloi në Tajlandë, shkruajnë mediat e huaja.

Është mësuar se mbreti dhe oborrtarët e tij kanë rezervuar të gjithë katin e katërt të hotelit, ku përfshihet një “dhomë kënaqësie” e dekoruar me thesare dhe antikuare tajlandeze. 20 vajzat e haremit ose ‘ushtaret e seksit’ të mbretit Maha tashmë kanë njësi të veçantë ushtarake të quajtur SAS, njësoj si Forcat Speciale Britanike.

Në hotelin luksoz “Grand Hotel Sonnenbichl” ku po qëndron mbreti i Tajlandës, ndodhet në  Garmisch-Partenkirchen, një qytet pranë kufirit austriak, ku për shkak të ardhjes së tij shumica e turistëve janë  larguar.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të hotelit bëhet me dije se këto ditë nuk janë të mundura rezervimet për shkak të pandemisë së Covid-19, duke mos treguar se në hotel po mbreti tajlandez. Gjithashtu mësohet  se anëtarët e stafit nuk lejohen të shkojnë në katin e 4-ët, pasi aty është akomoduar mbreti Maha dhe oborrtarët e tij.

Kujtojmë që një muaj më parë mediat e huaja raportuan se Mbreti i njohur edhe si Rama X është izoluar në haremin që ka krijuar vetë me 20 konkubina. Në të njëjtin hotel, u tha se jetojnë edhe katër gratë e tij bashkë me shumë shërbëtorë.

Burimi: newtree.co

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota maha vajiralongkorn maha vajiralongkorn

Sondazh

Poll