Aktualitet

Grumbull njerëzish pranë Postës Shqiptare në Durrës, nuk respektohet asnjë masë, qytetarët nuk mbajnë as radhë

8 Maj 2020, 11:02 Nga DOSJA
Grumbull njerëzish pranë Postës Shqiptare në Durrës,

Durrës– Shqiptarët nuk respektojnë distancimin social. Kjo shihet qartë edhe në fotot e siguruara nga Dosja.al, të cilat janë realizuar në zyrat e Postës Shqiptare në Durrës. Dhjetëra qytetarë shfaqen grumbull para postës dhe nuk mbajnë radhë, apo të respektojnë distancimin  social, teksa marrin pensionet apo bëjnë pagesa të ndryshme.

Po kështu, shumë prej tyre nuk janë të pajisur me maska apo doreza dhe ndërkohë bëjnë edhe muahabet.  Në këtë grumbullim njerëzish nuk janë të pranishme as forcat e policisë.

Pak ditë më parë Dosja.al publikoi foto të tjera nga Posta shqiptare në Durrës, ku njerëzit dyndeshin për të marrë pesnionin apo të bëjnë pagesa të ndryshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet posta shqiptare në durrës posta shqiptare në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...